Çuçi: Nënshkruam marreveshjen me qeverine italiane me vlere 800 mijë euro

bledi cucui Ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka bere te ditur se u nënshkrua marrëveshja me qeverinë italiane për reformën administrative- territoriale me vlerë 800 mijë euro.

“U nënshkrua sot marrëveshja me qeverine italiane për reformën administrativo-territoriale. 800 mijë euro i shtohen fondit të përbashkët të donatoreve për fazën e zbatimit te reformës. Partnerët ndërkombëtarë, USAID, UNDP, qeveria suedeze dhe ajo zvicerane, rikonfirmojnë mbështetjen e tyre që brenda një kohe sa më të shkurtër të krijojmë njësi vendore, të cilat do të fokusohen në misionin e tyre, shërbime cilësore dhe efikase për çdo shqiptar”, shkruan Çuçi.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment