Çmimi i energjisë elektrike do të rritet, Gjiknuri: Duhet të përballojmë kostot

gjiknuruaKostoja e energjisë elektrike është rritur duke e vënë në vështirësi buxhetin e shtetit.

Për të shmangur kolapsin, Ministri i Energjitikës ka parapërgatitur qytetarët se rritja e çmimit të energjisë elektrike është diçka e pashmangshme në të ardhmen, por duke ofruar skema mbrojtje për shtresat në nevojë.

“Duhet të kuptoni që kostot e energjisë në Shqipëri janë rritur për shkak të keqmenaxhimit, eliminimit të aseteve publike. Që ta kuptoni, e vetmja balancuese e çmimit në energji është kaskada e Drinit, e cila mbulon pak më shumë se 50 përqind të nevojave të konsumatorëve në Shqipëri. Qeveria shqiptare, e ka mbajtur qëndrimin e saj. Çështja e çmimit të energjisë është një çështje e Entit Rregullator të Energjisë, por një gjë dua të them: ne si qeveri, në çdo rast, me politikat tona do të mbrojmë konsumatorët në nevojë. Kjo do të thotë se konsumatorët që janë në gjendje të varfër, familjet shqiptare në nevojë, nuk do të preken nga kjo reformë në sektorin e energjisë elektrike”.

Por sipas Gjiknurit nuk është vetëm kostoja problem në sektorin energjitik.Gjendja në të cilën ndodhet kërkon rreth 1.7 miliard dollarë dhe në funksion të kësaj do shkojë edhe kredia e marrë nga BB.

“Për të sjellë sistemin energjetik shqiptar në parametrat perëndimorë, përsa i përket anës teknike do të duheshin minimalisht 1.7 miliard dollarë. Aktualisht ne po flasim për disa vlera, disa investime në zonat me konsumin më të madh dhe për të reduktuar humbjet. Kjo paketë është 150 milion dollar si fillim, e cila do të pasohen edhe nga financime të tjera, nga institucione të tjera financiare ndërkombëtare, që kanë treguar gatishmëri për të kontribuar në rimëkëmbjen e sektorit energjitik”.

Përsa i përket riprivatizimit të CEZ, Gjiknuri u shpreh se është ende herët për të vendosur.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment