Champions League, Ancelotti: Kujdes nga Bazel

AncelottiSonte “Galaktikët” duhet të zbresin me këmbë në tokë. Pas suksesit të jashtëzakonshëm që patën sivjet, duke fituar trofeun e dhjetë të trofeut më të ëndërruar evropian, Champions League, Real Madridi nuk e ka nisur siç duhet sezonin e ri të La Ligës, duke fituar vetëm një ndeshje në tri sfidat e para.

Tani, madrilenët duhet ta nisin mbarë Champions Leaguen, sepse janë kampionët në fuqi, përballë do të kenë kampionët zvicerianë të Bazelit. Ndeshja starton sot në orën 20:45. Tekniku i Real Madridit, Karlo Ancelotti e sheh si mjaft të vështirë këtë përballje, dhe paralajmëron lojtarët të kenë kujdes.

“Bazeli është një skuadër që luajnë një futboll, që më pëlqen shumë. Janë shumë dinamikë në mbrojtje dhe në sulm. Vitin e kaluar mundën Çelsin dhe sivjet e kanë filluar më herët kampionatin dhe kanë formë të mirë fizike,” deklaroi Anceloti.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment