Çfarë ndodh me trurin, kur pini një filxhan kafe?

kaafeEdhe pse shumica mendon se pa një filxhan kafe nuk mund ta fillojë ditën, shkenca ka pretendime tjera. Në fakt, sa herë që ne jemi zgjuar, materia kimike e quajtur adenosine ngadalë grumbullohet në tru. Pas kësaj, ajo është e lidhur me receptorët e caktuar brenda dhe ato ngadalësojnë aktivitetin e njëri-tjetrit.

Kështu, aq më e madhe që është sasia e adenosinës në tru, aq më shumë ndjehemi të lodhur. Ky është shpjegim logjik, kur ne e dimë se pagjumësia e gjatë krijon lodhje më të madhe të organizmit. Kur biem në gjumë, sasia e adenosinës në tru ulet, pastaj rritet gradualisht vigjilenca.

Shkencëtarët kanë zbuluar se adenosina dhe kafja janë të ngjashme në strukturën kimike. Kur e pimë një filxhan kafe, kafeina brenda lidhet me adenosinën dhe disi fillon për të konkurruar me receptorët e saj në tru. Por, pasi adenosina për këtë lidhje nuk është materie e njëjtë kimike, efektin e të qenët të përgjumur truri ynë nuk e ndien.

Një reagim i tillë i trurit është i mirë për personat që ndjehen të lodhur e nuk e duan këtë. Por, kur marrim shumë kafeinë në intervalin e njëjtë, truri jonë krijon prapë adenosinë dhe menjëherë ndodhemi në një rreth vicioz për çka prapë duam të flemë.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment