CEZ refuzon ti japë aksionet shtetit, kërkon 85 mln € garanci nga qeveria

cezPër të kthyer CEZ-in te shteti qeveria shqiptare duhet të fusë dy herë dorën në xhep për të nxjerrë para. E para për të paguar kompaninë çeke CEZ, 95 milionë euro në 5 vite dhe 85 milionë euro të tjera duhet t’i kaloj në bankë si një garanci, para që nuk mund të merren mbrapsht nëse nuk likujdohen me çekët.

Pikërisht kjo marrëveshje është diskutuar në komisionin e ekonomisë dhe financave.

Zv.ministri i Energjisë Ilir Bejtja kërkoi që kjo garanci të kalojë urgjentisht pasi CEZ nuk pranon të dorëzojë aksionet tek shteti shqiptar.

“Kemi një kërkesë që mundësisht të jetë kaluar sa më shpejt të jetë e mundur bashkë me marrëveshjen bazë, pasi është kusht për transferimin e aksioneve. Ne tashme e kemi bërë pagimin e këstit të pare, nuk ka asnjë ngarkesë për qeverinë shqiptarë për sa kohë që kjo krdi nuk do disbursohet. Por do të ishte shumë e rëndësishtme që të kalohej” tha Bejtja.

Zv.ministri i financave Erjon Luçi shpjegoi se garancia prej 85 milionë eurosh do të kalojë si një kapital në një bankë ndërkombëtare dhe nuk do të ketë kosto shtese.

“Për kalimin e aseteve CEZ sh.a, prap te shtetit shqiptar dhe një ndër pikat e asaj marrëveshje që e keni miratuar më parë ka të bëjë me lëshimin e një garancie për pjesën e kredisë që ka marrë përsipër Operatori i Shpërndarjes prej 85 mln euro të mbetura dhe për këtë kërkohet edhe një mbulim nga ana e qeverisë shqiptare në formën e garancisë sovrane”

Qeveria u detyrua që ti paguajë kompanisë Ceke CEZ 95 milion euro për të shmangur arbitrazhin.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment