Çavushollu për vizitë në Berlin

ÇavusholluMinistri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) rikujtoi se Turqia është e vendosur në luftën e saj kundër terrorit. Ministri i Jashtëm, Çavushollu bëri të ditur se Turqia i kapë personat e dyshuar, të cilët vijnë në Turqi për tu bashkëngjitur ISID-it dhe i dëbon ata jashtë kufirit. Në 7 muajt e fundit për 3 mijë persona është marr vendimi për ndalim të hyrjes në Turqi. I ndodhur në Berlin për kontakte të ndryshme, Ministri Çavushollu u takua me homologun e tij gjerman, Frank Walter Steinmeier.

Në konferencën e përbashkët për shtyp të organizuar pas takimit Çavushollu vuri edhe njëherë theksin mbi vendosmërinë e Turqisë për të luftuar kundër terrorit, ndërsa shtoi se kjo nuk është një çështje me të cilën Turqia nuk do të mund ti bëjë ballë vetëm.

Duke vënë theksin edhe mbi rëndësinë e ndarjes së informatave në lidhje me personat të cilët dëshirojnë ti bashkëngjiten ISID-it nëpërmjet territoreve të Turqisë, Ministri Çavushollu tha se Turqia deri më sot ka ndaluar afërsisht 6 mijë persona, posaçërisht në 7 muajt e fundit janë ndaluar më shumë se 3 mijë persona të cilëve iu është ndaluar edhe hyrja në Turqi.

Duke bërë fjalë edhe në lidhje me gjendjen e refugjatëve në Turqi, Jordani dhe Liban, Ministri Çavushollu tha se refugjatëve të strehuar në Turqi u plotësohet të gjitha kushtet, ndërsa tha se refugjatët në Jordani dhe Liban duhen të ndihmohen.

Ndërkaq Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier tha se çështja e ISID-it e intereson nga afër Turqinë.

Duke bërë fjalë edhe në lidhje me ndihmat në armë dhe municion të cilat qeveria e Gjermanisë i bëri ndaj Irakut, Steinmeier tha se ky vendim është marr me shumë mund, ndërsa shtoi se nuk dëshirojnë që armatimi i dërguar të bie në duart e gabuara.

Steinmeier theksoi se vendimi nuk duhet të keqinterpretohet dhe se qëllimi ishte që ti dilet për ndihmë qeverisë së Irakut për vendosjen e stabilitetit.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment