Casillas: Nuk largohem nga Reali

casillasKapiteni i Realit te Madridit deshironte fitoje trofe te tjere me madrilenet dhe keshtu ka hedhur poshte cdo aludim qe e largonte nga klubi.

Iker Casillas e ka te qarte, e ardhmja e tij eshte tek los blancos dhe do te vazhdoje te luaj per ekipin e tij te zemres edhe ne sezonet e ardhshme. Kapiteni i Realit te Madridit deshironte fitoje trofe te tjere me madrilenet dhe keshtu ka hedhur poshte cdo aludim qe e largonte nga klubi.

“Deshiroj te vazhdoj ne Madrid dhe te fitoj shume tituj. 2014 ka qene viti im me i mire, kater tituj jane dicka per t’u mbajtur mend. Kam luajtur ne te kartert kompeticionet e fituar dhe kjo me ben edhe me krenar. 1 muaj e gjysme i veshtire nuk mund te fshij nga une gjithe kujtimet e bukura te ketij viti”.

Situata ka ndryshuar totalisht per gardianin e portes se Realit, ai ndihet serisht i vleresuar nga klubi dhe kjo i jep besim e siguri te madhe kur ndodhet mes dy shtyllave. Kjo gje reflektohet dhe tek ekipi qe luan me lirshem ne fushe dhe ndihen te mbrojtur nga portieri i cili ka rimarre serisht rolin e liderit ne dhomat e zhveshjes.

“Nuk e di se cfare mund te ndodhte nese do te kisha marre ndonje vendim te nxituar me pare, por kryesorja eshte qe ndodhem ketu dhe ekipi eshte ne nje forme te shkelqyer duke fituar cdo ndeshje e duke ngritur trofe. Nuk ka rendesi nese jam ne forme apo jo, nuk jam njeri qe mendoj per veten, per sa kohe ekipi arrin te triumfoje atehere cdo gje shkon mire e kjo me ben te lumtur. Klubi me ka perkrahur gjithmone dhe ndihem teper i vleresuar “.

33 vjecari  e mbylli duke uruar qe ne vitin e ardhshem Reali te vazhdoje rrugen qe ka nisur dhe te triumfoje ne te gjithe kompeticionet ku merr pjese.

Submit a comment