Cani: Duhet të zbatojmë ligjin

shkelqim caNINë ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave u zhvillua sot ceremonia e mbylljes së stazhit profesional për studentët, të cilët kryen praktikën pranë Administratës dhe Degëve Doganore gjatë 2 muajve të verës. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Ministri i Financave, Shkëlqim Cani dhe Drejtorja e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali.
Ministri i Financave, Cani shprehu bindjen se në dogana është bërë një punë e madhe, megjithatë ka ende për të bërë. Gjatë ceremonisë për çertifikimin e studentëve që kryen stazhin profesional në Doganë, Ministri tha se ka ende hapësira për t’a përmirësuar imazhin. “Imazhi ndryshohet, por jo mbi bazën e fjalëve, por imazhi ndryshohet me fakte, shifra e realitete. Është bërë shumë, por ka ende shumë për të bërë në këtë drejtim. Ne duhet të zbatojmë ligjin, në dogana, në tatime apo kudo”, tha Cani.
Duke i’u drejtuar të pranishmëve, Drejtorja e Përgjithshme e Doganave, Spiropali e vuri theksin tek transformimi i administratës. “Administrata doganore ka shumë prioritete, përmirësimin e vazhdueshëm teknologjik dhe legjislativ, luftën kundër korrupsionit, sofistikimin e sistemit të hetimit, investigimit dhe antikontrabandës, rritjen e të ardhurave, lehtësimin e tregtisë”, deklaroi Spiropali. Më tej, ajo shtoi se ky internship, ky stazh profesional, është kaq i rëndësishëm për ne si një fidanishte për të afruar të rinj si ju, të shkolluar, inteligjentë, të aftë të punojnë në administratën doganore.
Ky stazh profesional është zhvilluar këtë vit për herë të parë në historinë e Administratës Doganore, me iniciativë të Doganës, dhe do të zhvillohet edhe në vitet në vazhdim si pjesë e një vizioni të ri për të pranuar në administratë si praktikantë, studentë dhe të sapodiplomuar. Qëllimi i këtij intershipi ishte krijimi i mundësisë për disa studentë të sapodiplomuar shqiptarë të përballen me një eksperiencë pune në administratën shtetërore, të njohin nga afër proceset e punës, mënyrën e organizimit të administratës doganore.
Në total ka patur 163 aplikime nga studentë të sapodiplomuar ku pas një procesi seleksionimi u përzgjodhën 101, prej të cilëve 60 u vendosën pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe 41 pranë degëve doganore të shpërndara në të gjithë Shqipërinë. Në përfundim të këtij aktiviteti, Ministri i Financave dhe Drejtorja e Përgjithshme e Doganave kanë shpërndarë certifikatat për studentët që përfunduan stazhin profesional pranë Administratës Doganore Shqiptare.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment