Cameron zgjohet i entuziazmuar, Skocia nuk ndahet, ia “shpëton zemrën”

kameron

Kryeministri britanik, David Cameron, është zgjuar të premten në “Downing Street” i entuziazmuar me rezultatin e referendumit, siç e ka quajtur ai, historik për të ardhmen e Britanisë së Madhe.

Rezultatet e referendumit në Skoci janë bërë të ditura sot në mëngjes, ku prej rreth katër milionë votuesve, rreth 55 për qind kanë votuar kundër pavarësisë, ndërsa rreth 45 për qind e tyre ishin për ndarje.

Cameron ka “shpëtuar”, pasi dy ditë përpara mbajtjes së referendumit në Skoci, iu ishte lutur skocezëve të votojnë kundër pavarësisë nga Britani e Madhe, ndryshe “do t’i thyhet zemra”.

“I kemi dëgjuar votuesit pro pavarësisë. U them se ashtu siç kemi premtuar, do të angazhohemi që parlamentit skocez t’i kalojmë më shumë kompetenca. Sepse, tashmë, pas këtij referendumi, është koha për ne në Britaninë e Madhe që të bashkohemi edhe më shumë dhe të lëvizim përpara”, tha Cameron.

Camerun ka thënë se skocezët kanë folur dhe rezultati i referendumit ishte i qartë. Ishte përgjigje për gjenerata ose përgjigje e përjetshme.

Skocezët, sipas kryeministrit britanik, e kanë thënë fjalën e tyre, kanë shpëtuar nga ndarja në katër kombe e Britanisë së Madhe (Skoci, Angli, Uells, Irlandë e Veriut).

Submit a comment