Cameron i vendosur për marrjen e masave të reja ndaj ISIS-it

CameronKryeministri britani David Cameron theksoi sot vendosmërinë e tij për ndërmarrjen e të gjitha masave të reja të nevojshme kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik përgjegjës për ekzekutimin e punonjësit humanitar David Haines.

“Do do t’i ndjekim përgjegjësit dhe do t’i nxjerrim para drejtësisë, cilado qoftë koha e novjashme. SHBA-ja po kryen një aksion ushtarak të drejt për drejtë. Ne e Mbështesim. Avionë birtanik të tipit “Tornado” dhe mjete zbulimi kanë dhënë ndihmën e tyre. Por nuk bëhet fjalë për dërgimin e trupave tokësore”, shtoi David Cameron.

 Hap pas hapi duhet t’i shtyjmë, t’i shpërbëjmë dhe përfundimisht t’i shkatërrojmë xhihadistët e ISIS-it dhe atë që përfaqësojnë”, vazhdoi ai.

“Ne do të veprojmë të qetë, me këmbëngulje dhe më një vendosmëri të hekurt. Nuk do të veprojmë të izoluar, por do të punojmë pranë aleatëve tanë, jo vetëm amerikanë dhe evropianë, por edhe në rajon gjithashtu”, theksoi Cameron.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment