Bode: Ligji për prokurimet publike jo transparent, favorizon institucionet

partia demokratikePartia Demokratike ka mbledhur sot Komisionin e Ekonomisë dhe të Ligjeve, (paralel me atë të Kuvendit) për të shqyrtuar ligjin e prokurimeve publike, ku sipas tyre, ka në thelb vetëm një nen, që të nxjerrë jashtë prokurimeve disa institucioneve shtetërore.

Deputeti i Partisë Demokratike, Ridvan Bode pohoi se “telbi i ligjit është një nen i cili nxjerrë jashtë proçedurat të prokurimit, biletat e udhëtimit të disa institucionet e vendit dhe nuk reflekton asnjë nga shqetësimet, debatet, prokurimet që ka shprehur maxhoranca e sotme më parë dhe për çudi tashmë ka heshtur tërësisht një sërë kallëzimesh apo ankesash për ish- zyrtarë që kanë zbatuar në mënyrë rigoroze ligjin për prokurimet publike me akuza false, pasi maxhoranca e sotme pikërisht për ato nene që përmirësonin transparencën e kompanive me prokurimin e fondeve publike e ka harruar dhe vijon në të njëjtin drejtim për të përdorur fondet publike me atë ligje me të cilin ka abuzuar dhe e ka konsideruar të papërshtatshem”.

Po ashtu, Bode u përqëndru te statistikat duke u shprehur se “ Shqipëria ishte i pari vend në rajon që praktikoi prokurimet elektronike në të gjitha llojet e shërbimeve por u bënë muaj që në sistemin e prokurimit elektronik vetëm aplikohet për të marrë pjesë në tendera, por asnjë raport tjetër apo e dhënë tjetër zyrtare nuk funksionon më, nuk rezulton më raportimi i ankesave apo ç’farë ka të bëjë me transparencen nuk ekziston më, është i mbyllur”.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment