Buxheti i qeverisë, zbardhen ndryshimet e dorëzuara në Kuvend, “ikin” 400 punonjës

vkkm2Sipas ndryshimeve në Buxhetin për vitin 2014, të cilat qeveria i ka paraqitur për miratim në Kuvend, numri i punonjësve të administratës do të pakësohet me 400 deri në fund të vitit. Në buxhetin e vitit 2014, numri i përgjithshëm i punonjësve në organikë është 86 500, ndërkohë që në draftin e paraqitur dje numri bie në 86 100 punonjës.

Ndërkohë që në draft Këshilli i Ministrave specifikon se ky numër mund të rialokohet në rastin e ristrukturimeve. “Numri i përgjithshëm i punonjësve në organikë është 86 100 punonjës. Numri maksimal i punonjësve për çdo ministri dhe institucion qendror, i dhënë në tabelën 2, që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij, detajohet nga ministritë dhe institucionet qendrore në përputhje me strukturat e miratuara për çdo institucion varësie.

Këshilli i Ministrave mund të rialokojë numrin e punonjësve ndë-rmjet institucioneve të përmendura në tabelën 2, në rastin e ristrukturimit të institucioneve ekzistuese apo krijimit të institucioneve të reja”, thekson drafti i Këshillit të Ministrave.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment