Bushati: OSHEE në shërbim të qytetarëve dhe ata të paguajne për shërbimin

BushatttiDeputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, në një deklarate per mediat sot, theksoi se OSHEE ka detyrim të kthejë besueshmërinë te qytetarët që këta të fundit të kuptojnë se atë shërbim që marrin duhet ta paguajnë .

“Furnizimi me energji elektrike është një shërbim që u jepet qytetarëve dhe është i domosdoshëm se ka karakter social, pasi njerëzit jetojnë me energjinë elektrike, duke pasur këtë shërbim qe nuk është si të gjithë mallrat e tjerë në treg. Ka shumë punë për të bërë operatori që është në treg, pra OSHEE, për të bërë që qytetarët të jenë të ndërgjegjshëm për atë që marrin dhe atë që paguajnë, kështu që këto lëvizje pozitive nga ana e qeverisë dhe nga ana e OSHEE do të rrisin ndërgjegjshmërinë e qytetarëve”, tha ai.

“Duhet të jemi të ndërgjegjshëm se s’mund të ketë asnjë operator ekonomik, social e politik që të ketë humbje të tilla dhe të vazhdojë të mbijetojë”, tha deputeti Bushati.

Submit a comment