Bushati e Hoxhaj nesër në Milano

buahtiBushati e Hoxhaj nesër në Milano: Hapet konsullata, dhe për shqiptarët nga Kosova

“Ditën e nesërme në Milano të Italisë hapet konsullata shqiptare, e cila do jetë në shërbim dhe të shtetasve Kosovar”. Këtë lajm e bëri të ditur Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, gjatë një konference për shtyp me homologun e tij kosovar, Enver Hoxhaj.

Sipas Bushatit, sëbashku me ministrin Hoxhaj, nesër do të inaugurojnë Konsullatën shqiptare, e cila do tu vijë në ndihmë shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë. “Është kënaqësi që sot sëbashku me kolegun Hoxhaj do udhëtojmë në Milano, dhe do vizitojmë Konsullatën e re në këtë qytet, e cila do u shërbejë shqiptarëve. Kjo do ti jap mundësi shumë shqiptarëve që të kenë një konsullatë të vërtetë shqiptare në Milano.”-u shpreh Bushati.

Më tej, Bushati theksoi se Shqipëria është kryesuese e nismës ë vendeve Juglindore. “Në emër të Shqipërisë do kem mundësi të prezantoj programin e qeverisë shqiptare. Në New Yourk, nën drejtimin dot do aspirojmë bashkëpunim me vendet e NATO-s. Përveç vendeve të A5-ës, do ketë pjesëmarrës dhe vende të tjera. është kënaqësi që të konstatojmë që qeveria në Kosovë është në krye të diskutimeve rajonale dhe ndërkombëtare, duke u ndalur dhe tek lufta ndaj terrorizimit. Pata mundësi ti komunikoj ministrit Hoxhaj dhe për Samitin e Uellsit.”-tha Bushati.

Ndërsa, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj theksoi se Kosova dhe Shqipëria kanë bërë një progres shumë të madh në muajt e fundit, siç ishte dhe mbledhja e Prizrenit, duke firmosur partneritetin strategjik. “Rreth 90 për qind e këtyre marrëveshjeve janë realizuar. Ministri Bushati përmendi Kosovën e cila është anëtarësuar në disa organizata. Ne në janar të 2014 kemi nisur partneritetin strategjik. Për ne si shtet i ri, Shqipëria është partneri më i madh strategjik, ndaj do bëjmë një axhendë të përbashkët sa i takon dy shteteve. Le të jemi të pakonpromisë me një betejë kundër terrorizimit, i cili vijon të jetë problem në Lindjen e Mesme. Ajo çka ka ndodhur në Prizren, kanë enë vendime që duhet të zbatoheshin në vitin 2014, ndaj duhet një relacion 5 vjeçar, në lidhje me bashkëpunimin mes dy vendeve.”-tha Hoxhaj.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment