Bumçi: Opozita nuk bojkoton zgjedhjet 2015, po përgatitemi për fitore

aldo bumciDemokratët janë të bindur se referendumet lokale do të rrëzojnë hartën territoriale, që shumica miratoi e vetme. Aldo Bumçi hedh poshtë zërat se opozita po përgatitet të bojkotojë zgjedhjet lokale të 2015, teksa bën publike faktin se Partia Demokratike po përgatitet të dalë forcë fituese.

“Ne asnjëherë nuk i shmangemi garës elektorale, nuk bojkotojmë, zgjedhjet do përgatitemi fort për ti fituar, por jo me këtë hartë. Shqiptarëve do i jepet e drejta për tu shprehur përmes referendumeve. Zëri i tyre do i dëgjohet se është e shkruar në Kushtetutë, që harta administrative nuk mund të bëhet pa u konsultuar me qytetarët dhe referendumet janë instrument kushtetues dhe e drejtë e qytetare
për tu dëgjuar”, thekson Bumçi.

Për, deputetin demokrat, nuk ka dyshim që territori tashmë gëzon një hartë të re për interesa politike të dyshes qeverisëse. Shqipëria ka shumë emergjenca, dhe nuk ishte radha e reformës administrative territoriale, shton Bumçi.

“Shqipëria ka emergjencë zhvillimin ekonomik, ekonomia është në vend numëro, qytetarët shqiptarë ndjenë se jeta e tyre bëhet përditë dhe më e vështirë, konsumohet më pak, investohet më pak nuk ka rritje të depozitave, ka pasiguri që ka ngrirë rritjen ekonomike, kjo është emergjencë e para. E dyta, rendi dhe siguria, statistikat e kriminalitetit, vrasje që kanë cenuar rëndë sigurinë, siç ishte vrasja e bankierit Santo në mes të Tiranës, afër institucioneve kryesore të vendit, rritja e vjedhjeve me dhunë, rritja e trafikut të lëndëve narkotike, të gjitha këto janë emergjencë. Pavarësia e institucioneve të pavarura është tjetër emergjencë. Shqipëria ka shumë emergjenca dhe nuk ishte reforma, e bëra me vrap pa pyetur askënd dhe pa përfshirë opozitën si asnjëherë tjetër. Ku për çështje të tilla, që prekin harta administrative dhe elektorale, se kjo është dhe hartë elektorale, kurrë nuk është bërë pa konsensus dhe pa komision bipartizan me të drejtën e vetos. kjo dyshe në mënyrë arrogante zgjodhi ta bëjë në mënyrë të njëanshme”, nënvizon Bumçi.

Demokratët krahas referendumeve lokale, pritet që më 16 shtator të kundërshtojnë ndarjen e re territoriale edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment