buBuffon mbron ngjyrat bardhezi që nga viti 2001, një ëndër e kthyer në realitet, pasi që fëmijë synimi i tij ka qenë të luajë për skuadrat e mëdha..

Buffon të në të gjithë fushën. Portieri i Juventusit, në një intervistë për shtyp për mediat spanjolle ndër të tjera foli për atë që i mungon Juventusit për të qenë një nga klubet më të mëdha në Europë. Sipas 36-vjecarit bardhezinjtë nuk kanë në organikë një lojtar si Messi apo Ronaldon për të bërë diferencën në fushë.

“Juventusit i mungon Messi ose Ronaldo. Këta lojtarë u mungojnë të gjithë atyre klubeve që nuk arrijnë ta fitojnë Champions Leaguen. Lojtarë të tillë ndikojnë shumë, sepse kur i ke në skuadër, sado keq që të shkojë ndeshja, e shënojnë një gol dhe ti e nis me rezultatin 1-0 takim.”

Buffon mbron ngjyrat bardhezi që nga viti 2001, një ëndër e kthyer në realitet, pasi që fëmijë synimi i tij ka qenë të luajë për skuadrat e mëdha.

“Kur isha i vogël gjithmonë ëndërroja të luaja me skuadra të famshme dhe fituese. Mendoja se mund të luaja për Juventusin, Interin, Milanin, Realin e Madridit, Barcelonën dhe Liverpulin. Në 2004 më ka kërkuar Florentino Perez? Nuk mendoj se ka qenë një interesim real, sepse nuk besoj se i shërbeja kësaj skuadre, që ka patur gjithmonë portierë të mëdhenj.”

Buffon thotë se e konsideron veten një futbollist që ka shkruar një pjesë të historisë së futbollit italian, europian dhe botëror.

Kapiteni i Juventusit nuk i kurseu lavdet për Carlo Ancelottin, që sipas tij ka njohuritë taktike dhe njerëzore për të drejtuar një skuadër të madhe si Reali.