BSH- Interesat e depozitave në leke zbritën në 1,76%

bankaBanka e Shqipërisë ben te ditur se ne muajin qershorin te ketij viti interesi i depozitave me afat 12-mujor në lekë zbriti në 1.76%. Që nga fundi i vitit 2013, interesi ka zbritur me gjysmë pikë përqindje, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2013 me 2.8 pikë përqindje.

Sipas BSH-së, në vlera akoma më të ulëta kanë rënë interesat e depozitave në euro. Depozitat 12 mujore në euro paguheshin mesatarisht 0.88% në muajin Qershor, nga 1.64% në Dhjetor të vitit të kaluar dhe 2.27% në Qershor 2013. Ulja e interesave është transmetim i politikës monetare ekspansioniste të ndjekur nga Banka Qendrore Europiane dhe Banka e Shqipërisë.

Norma bazë për të dy monedhat është në nivelet më të ulëta historike. Madje, për vendosjet e bankave tregtare në euro tashmë aplikohen interesa negativë, çka do të thotë se bankat duhet të paguajnë për t’i mbajtur fondet e tëprta në euro pranë bankave qendrore. Këto lëvizje janë reflektuar në uljen e interesave të depozitave, fakt që tregon se politika monetare, të paktën pjesërisht, po e arrin qëllimin e saj.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment