Brexit po troket, por askush nuk e di se si do të ndodhë


Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481
5 minute read
Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481

Nga Jane Merrick “CNN”

Kur kanë mbetur vetëm 50 ditë, nga koha kur Britania e Madhe duhet të largohet zyrtarisht nga Bashkimi Evropian, askush nuk e di se si do të ndodhë kjo, apo nëse në fund do të ndodhë.

Është ky moment kaotik, që ndikoi me siguri edhe në “urimin” dëshpërues të presidentit të Këshillit Europian Donald Tusk ditën e mërkurë, kur tha se ka një “vend të veçantë në Ferr” për ata që e promovuan Brexit, pa një plan për ta zbatuar atë.

Kjo deklaratë, shkaktoi debate të shumta në parlamentin britanik, Uestminster. Por për shumë ligjvënës dhe zyrtarë, që kërkojnë me ngulm një rrugëdalje nga ngërçi i Brexit, fjalët e zotit Tusk tingëllojnë mëse të vërteta.

Është tejet tronditëse që e ardhmja e Britanisë së Madhe, është duke u mbajtur peng nga grindjet e stërzgjatura mes politikanëve me ideologji të kundërta dhe konkurruese mes tyre. Dhe ndërkohë 29 marsi, dita e fundit e Brexit, po afron.

Tereza Mej, që mbetet kryeministre e vendit, pavarësisht se përfaqëson një nga dështimet më të mëdha politike në histori, do të udhëtojë sot në Bruksel, në një përpjekje për të bindur udhëheqësit e BE-së të bien dakord për ndryshimet kyçe në Marrëveshjen e Brexit, të cilat teorikisht do ta bënin atë të pranueshme edhe për ligjvënësit në Uestminster.

Javën e kaluar, Dhoma e Përfaqësuesve votoi një rezolutë që i kërkon BE-së të hartojë një “marrëveshje alternative” mbi çështjen e kufirit në Irlandën e Veriut, që është pengesa kryesore për parlamentin britanik, që të bjerë dakord me marrëveshjen e zonjës Mej.

Kur kryeministrja Mej të zhvillojë bisedime me zotin Tusk, presidentin e Komisionit Europian Zhan Klod Junker dhe të tjerë, ajo nuk ka gjasa të arrijë ndonjë gjë të madhe, që do t’i bënte ligjvënësit britanikë të ndryshonin mendje.

“Muzika” që vjen nga Brukseli – e përforcuar nga komentet e Tusk rreth Ferrit – nuk është e lehtë të dëgjohet në Londër. Kryeministrja Mej, do të shkojë në Bruksel pas takimit me udhëheqës politikë në Belfast, ku ajo u paralajmërua nga Partia e Unionit Demokratik, votat e të cilës i garantojnë shumicën në Dhonën e Përfaqësuesve, se nuk do ta mbështesë marrëveshjen e saj pa ndryshime mbi çështjen e kufirit.

Pas bisedimeve të sotme në Bruksel, zonja Mej do të shkojë në Dublin për t’u takuar me kreun e qeverisë së Irlandës, Taoisek Leo Varadkar, qeveria e të cilit këmbëngul që kontrolli kufitar – një politikë sigurimi, për të parandaluar një kufi të ashpër midis Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës – duhet të qëndrojë në fuqi.

Këto dy qasje, nuk kanë gjasa që të pajtohen ndonjëherë. Nga e premtja në mbrëmje, kur Mej të darkojë me Varadkar në Dublin, do të mbeten edhe 49 ditë deri një afatin përfundimtar të Brexit. Dhe kur kryeministrja të prezantojë para Dhomës së Përfaqësuevse javën e ardhshme, atë që këshilltarët e saj më të afërt shpresojnë të jetë një plan i realizueshëm, do të mbeten vetëm 44 ditë.

Duke pasur parasysh, që ligjvënësit nga të gjitha partitë mbeten të ndarë mbi atë se si duhet të ndodhë Brexit, ngërçi nuk ka gjasa të zhduket. Dhe kjo shtron pyetjen e ngritur nga politikanët dhe drejtuesit e shoqatave të biznesit, që janë të dëshpëruar për disa garanci:Sa pranë afatit përfundimtar duhet të shkohet, përpara se të arrihet një marrëveshje?

Dhe pastaj vjen pyetja pasuese:Kur kompnitë dhe familjet në Mbretërinë e Bashkuar, duhet të nisin seriozisht grumbullimin e ushqimit dhe ilaçeve, për t’u përgatitur për panikun e pashmangshëm që do të pllakosë javën përfundimtare të marsit, nëse vendi del jashtë BE-së për asnjë marrëveshje?

Nëse Britania po shkon vërtet drejt një marrëveshjeje, duke e shtyrë afatin e daljes, duke i kërkuar Brukselit leje për të ndryshuar procedurën e nenit 50 që rregullon kohën e daljes nga unioni, mund të vonojë këtë moment potencialisht të dëmshëm për Mbretërinë e Bashkuar.

Ngushtimi i hapësirës kohore, ka sjellë vetëm një gjë:ka nxjerrë më në pah qasjen e Partisë Laburiste në opozitë. Të mërkurën në mbrëmje, udhëheqësi laburist Xheremi Korbyn i shkroi një letër kryeministres Mej, duke parashtruar 5 kërkesa, të cilat nëse plotësohen, do të bënin që deputetët e tij ta mbështesin Mejin në një votim të përbashkët në parlament brenda këtij muaji.

Këto kërkesa përfshijnë garantimin e të drejtave dhe një mbrojtje më të madhe për punëtorët, vazhdimin e anëtarësimin në agjencitë e BE dhe programet e sigurisë, mbajtjen e lidhjeve të ngushta me tregun e përbashkët, dhe mbi të gjitha qëndrimin e Britanisë së Madhe në një union doganor të përhershëm me BE-në.

Përktheu:Alket Goce

Submit a comment