Brexit/Makron:BE të zgjohet, përndryshe do ketë largime të tjera!


Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481
2 minute read
Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481

“Reuters”

Presidenti francez, Emanuel Makron, do ta cilësojë Brexit si një zile alarmi, në një fjalim që pritet të mbajë brenda këtij muaji, kur ai do të apelojë që Evropa të jetë më e sigurt, përballë fuqive botërore rivale, sipas burimeve pranë Pallatit Elize.

Fjalët e tij, janë menduar si një “paralajmërim”, për një kontinent që nuk mund të projektojë dot fuqi apo të mbrojë veten, thonë ndihmësit e tij. Ata e përshkruajnë fjalimin e Makron, si më të rëndësishmin qëkur ai kërkoi reforma themelore të Bashkimit Evropian në vitin 2017.

“Ky është një moment kritik”- tha një burim i afërt me presidentin Makron. “Nëse ne evropianët nuk dëshirojmë të kemi Brexit të tjerë, dhe të kapemi pas një mbrojtjeje naive të statuskuosë, ne duhet të zgjohemi”.

Fjalimi i zotit Makron, përkon me tensionet në rritje në Perëndim, që është tronditur nga politikat e “Amerika e Para” të presidentit amerikan Donald Trump, dhe largimin e Britanisë së Madhe nga BE. Një Kinë më e sigurtë në vetevete, dhe një Rusi agressive, paraqesin gjithashtu sfida të rëndësishme.

Megjithëse presidenti francez, do ta përdorë Brexit-in si shtyllën kryesore të fjalimit të tij, qëllimi nuk është të ofrojë një nismë për të zhbllokuar ngërçin në negociatatat midis Londrës dhe Brukselit, tha burimi pranë presidentit.

Sipas Makron, Brexit është pjesë e të njëjtës dukuri, që solli Trumpin në pushtet në SHBA, dhe nxiti lëvizjen e Jelekëve të Verdhë në Francë:frikën e humbjes nga globalizimi, pabarazitë territoriale, dhe përbuzjen në rritje ndaj establishmentit politik.

Presidenti francez, do të përqëndrohet në promovimin e një “Evrope që mbron”, në zgjedhjet evropiane të 26 majit. Dhe ai do të përpiqet të bindë votuesit me plane, që synojnë reformimin e politikave të tregtisë, konkurrencës, atyre dixhitale dhe klimës në Evropë.

A.G

Submit a comment