Bregu: Të zbatohet standardi evropian

rbrKëshilli i Integrimit, Bregu: Të zbatohet standardi evropian, kryetari të jetë opozitar.

Ministria e Integrimit ka propozuar sot një draft për ngritjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin, i cili siç bëjnë me dije burime të News 24, pritet të diskutohet të hënën në Komisionin e Integrimit. 

Mësohet gjithashtu se në draft janë propozuar dy bashkëkryetarë, Arta Dade Nga PS-ja dhe Majlinda Bregu nga PD-ja. 

Me të marrë në dorë ftesën deputetja e PD-së Majlinda Bregu kundërshtoi ngritjen e këtij këshilli, duke thënë se nuk është i standardeve evropiane. 

Sipas Bregut, të gjitha vendet që e kanë ngritur këtë këshill kanë zgjedhur si kryetar një përfaqësues të opozitës, ndërkohë që në Shqipëri ndodh e kundërta. Ajo ftoi qeverinë të mos shpikë gjëra të patestuara. 

“Këshilli i Integrimit është një strukturë e Parlamentit dhe Palamenti është strukturë që monitoron qeverinë për Integrimin. I kërkojmë të zbatohet edhe një Shqipëri i njëjti model i vendeve evropiane , ku ky këshill ka për kryetar përfaqësuesin e opozitës e nënkryetar një nga mazhoranca. 

Nëse drejtohet nga opozita, edhe ajo ka rolin e sja për këtë proçes. Ky është detyrimi dhe modeli që kanë ndjekur vendet e tjera. Nuk kam shpresë të ketë tërheqje, në një parlament ku dhunohet pozita nuk kam shpresë se do tërhiqen nga ky vendim”, tha Bregu. 

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment