Basha mbledh kryesinë e grupit: Vijon bojkoti, ja vendimet

buuuuOpozita edhe pse nuk tërhiqet nga vendimi për marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin vijon punën parapërgatitore për të kundërshtuar cdo projektligj të shumicës, i cili do të diskutohet në komisionet kuvendore. Drejtues të lartë të Partisë Demokratike, kryetarë dhe nënkryetarë të komisoneve kuvendore, janë thirrur paraditen e së hënës nga kryetari Lulzim Basha për të diskutuar mbi aksionet që opozita do të ndërmarrë ndaj nismave të qeverisë.

Burime nga selia blu bëjnë me dije se në tryezën ku ka marrë pjesë edhe kryerepublikani Fatmir Mediu janë vendosur piketat për veprimtarinë e grupeve të punës, të cilat do ti bëjnë oponencën cdo projektligji të shumicës, Partia Demorkatike ka parashikuar ngritjen e 8 grupeve të pjësës, të cilat do të kundërshtojnë projekligjet e qeverisë jo në komisione, por përmes deklaratave për media. Përbërja grupeve do të bëhet sipas ndarjes që deputetët kanë nëpër komisionet e Kuvendit, në mënyrë që asnjë nismë ligjore e shumicës të mos kalojë në heshtje.

Të njëjtat burime konfirmojnë se vemendje të vecantë në mbledhjen me dyer të mbyllura të demokratëve ka marrë edhe nisja e procedurave për mbledhjen e firmave për mbajtjen e referendumeve lokale të cilat synojnë rrëzimin e ndarjes së re territoriale.

Nënkryetari demokrat i Komisionit të Ligjeve, Oerd Bylykbashi pritet që të udhëheqë grupin e punës i cili do të organizojë vendorët për të kundërshtuar hartën e re territoriale, e cila do të dërgohet edhe në Gjykatën Kushtetuese. Axhenda e ngjeshur e kreut demokrat, ka ndryshuar edhe aktivitetin e perjavshëm të demokratëve, të cilët nuk zhvilluan sot mbledhjen e grupit kuvendor, e cila rregullisht mbahet cdo të hënë.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment