Bota po i rikthehet epokës së kapitalizmit të egër


Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481
3 minute read
Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481

Bota po i rikthehet epokës së kapitalizmit të egër

Nga Ihsan Aktaş “Daily Sabah”

Kur përfundoi Lufta e Ftohtë, bota perëndimore lëshoi një psherëtimë lehtësimi, për shkak të shembjes së Bashkimit Sovjetik dhe Paktit të Varshavës. Entuziazmi ishte aq i madh, saqë mendimtarët politikë perëndimorë, si Frensis Fukujama, shpallën “fundin e historisë”.

Gjatë Luftës së Ftohtë, megjithëse edhe NATO, ashtu si Traktati i Varshavës, organizoi apo mbështeti herë pas here grushtet e shtetit në një numër vendesh, sërish përpiqej t’i legjitimonte ndërhyrjet e saj ushtarake nëpërmjet një parimi të drejtësisë.

Që prej fundit të Luftës së Ftohtë, SHBA-ja nuk e ka parë më të nevojshme të legjitimojë ndërhyrjet e saj ushtarake. Ajo ka pushtuar Afganistanin dhe Irakun pa u ndëshkuar, dhe i kanë zhytur këto dy vende në një kaos politik, që ka zgjatur për dy dekada. E ardhmja e tyre, duket ende e paqëndrueshme dhe e zymtë.

Në kundërshtim me misionin e tyre të dukshëm që ishte përhapja e demokracisë, në fakt shtetet perëndimore ishin kolonialiste për 300 vjet. Gjatë kësaj periudhe historike të ashtuquajtur si ‘kapitalizmi i egër’, kolonializmi perëndimor u përhap nga Afrika në Amerikën Latine dhe Azi.

Gjatë shekullit të kaluar, ata u morën në thelb me kolonizimin e vendeve islamike. Padyshim, është e vërtetë që në vendet evropiane, funksionon demokracia dhe mirëqenia ekonomike. Por brenda shumicës së vendeve në pjesën tjetër të botës, mbretëron varfëria, shfrytëzimi, uria, injoranca dhe diktatorët pro-perëndimorë.

Ato që tani shërbejnë si vende turistike në Zanzibar dhe Gana të Afrikës, qenë dikur burgje për të mbajtur skllevërit, dhe dëshmojnë për një nga periudhat më dramatike dhe më të errëta historisë botërore.

Qindra mijëra skllevër vdiqën nga uria dhe torturat në ato burgje, ndërkohë që prisnin të transportoheshin me anije për në Perëndim. Çdo vend evropian, shfrytëzon ende së paku një ish-koloni të sajën në Afrikë apo Azi.

Madje edhe mbretërit e këtyre vendeve, nuk duket se e meritojnë të njëjtin respect, që evropianët i kushtojnë kafshëve në kontinentin e tyre. Diskursi humanitar i shteteve perëndimore, rezulton të jetë thjesht hipokrizi, përballë historisë së kolonializmit në Afrikë.

Në vitet 1960, ne mundëm të flisnim ende për globalizimin e demokracisë perëndimore, falë rritjes të së majtës evropiane. Në ato vite, shtetet perëndimore e zëvendësuan kolonializmin me tregtinë, dhe besonin se mund të mbronin interesat e tyre kombëtare, pa pushtuar ushtarakisht vende të tjera.

Por qëkur SHBA-ja doli nga Lufta e Ftohtë si një fitimtare e parivalizueshme, ata nuk kanë parë ndonjë dëm nga kthimi në epokën e kapitalizmit primitiv. Përveç luftërave tregtare të zhvilluara kundër një numri vendesh, administrata amerikane e ka ndëshkuar me embargo Rusinë dhe Iranin, thjesht sepse Moska u shfaq sërish në skenën botërore si një fuqi në rritje, dhe Irani ka adoptuar prej kohësh një qasje ekspansioniste në politikën e tij të jashtme.

Kohët e fundit, presidenti amerikan Donald Trump, dëshiron haptazi të rrëzojë qeverinë e zgjedhur në Venezuelë. Ndërkohë që e tërë bota sheh arrogancën e Trump, shtetet perëndimore janë kthyer në periudhën e kapitalizmit të egër, duke kaluar nga eksporti i demokracisë, në eksportimin e grushtit të shtetit dhe diktaturave.

Përktheu:Alket Goce

Submit a comment