Bota diskuton mbi ngrohjen globale

samiti klimaterikNë Samitin e Ndryshimit të Klimës në Nju-Jork bisedohet në lidhje me masat për të ulur emetimin e gazrave që shkaktojnë efektin e serës.

Në Samitin e Ndryshimit të Klimës që organizohet në Nju-Jork ku marrin pjesë përfaqësuesit e 192 shteteve bisedohet në lidhje me masat që do të merren për të ulur emetimin e gazrave që shkaktojnë efektin e serës.

Ndërkaq punimet në lidhje me ndryshimet klimaterike të cilat gjenden në rend të ditës botërore për 20 vitet e fundit nuk janë edhe aq shpresëdhënëse.

Sipas raportit të fundit të OKB-së për ndryshimet klimaterike, thuhet se për shkak të rritjes së vazhdueshme të temperaturave në tokë një numër i madh i bimëve dhe shtazëve do të mund të mbijetojnë vetëm në pjesët veriore të tokës.

Parashikohet që nëse kjo gjendje vazhdon atëherë edhe çmimet e ushqimit në botë do të rriten për 85%.

Në raport gjithashtu thuhet se do të rritet edhe numri i vdekjeve të shkaktuara nga përmbytjet dhe temperaturat e larta.

Në këtë rast në afat të shkurtë do të ndikohen vendet e varfra, ndërsa në afat të gjatë do të ndikohen edhe vendet e pasura.

Ndërkaq para disa dite është publikuar edhe një raport tjetër.

Sipas raportit të fundit emetimi i karbonit si pasoj e djegies së karburanteve fosile dhe e prodhimit të çimentos në vitin 2013 është rritur me 2,3%.

Prandaj kuota e karbonit prej 2 shkallëve Celsius që i mbeti botës do të përmbushet brenda 30 viteve të ardhshme.

Sot 28% e karbonit të emetuar në atmosferë në botë vjen nga Kina.

Me këtë nivel Kina la prapa Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe Evropën.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment