Bosnja, zbulon 5 emigrantë të lidhur me terrorizmin


Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481
2 minute read
Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481

“balkaneu.com”

Bosnje Hercegovina, ka zbuluar disa emigrantë të lidhur me terrorizmin. Vetëm në këtë vit, Shërbimi për Çështjet e Jashtme, ka identifikuar 6 emigrantë nga Afganistani, në zonat e Bihaçit dhe Sarajevës, duke i vënë ata nën mbikëqyrjen e Qendrës së Shërbimit të Emigracionit, në Sarajevën Lindore.

Pesë prej tyre, janë të lidhur me terrorizmin ndërkombëtar, ndërsa i gjashti është i lidhur me kontrabandimin e emigrantëve dhe krimit të organizuar. Në njoftimin për shtyp të shërbimit, u theksua se këta emigrantë u zbuluan për shkak të masave dhe aktiviteteve të intensifikuara për sigurinë midis emigrantëve, dhe përmes bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit me partnerët lokalë dhe ndërkombëtarë, kryesisht nëpërmjet shkëmbimit e të dhënave biometrike.

Shërbimi për Çështjet e Jashtme, tha se përparësia e tij do të jetë vazhdimi i gjetjes dhe përpunimit të emigrantëve të lidhur me terrorizmin, ose krimin e organizuar, gjë që do të japë një kontribut të rëndësishëm në sigurinë e vendit dhe qytetarëve të saj.

Situata e emigrantëve në Bosnje është ende “në pritje”, për shkak të motit të keq, por ndërsa po vijnë ditët më të ngrohta, rritet edhe frika e një valë të re të emigrantëve. Autoriteteve në rajonin Una Sana, po u soset durimi, teksa duhet të përballojnë barrën më të madhe të krizës, pasi ky rajon ndodhet në kufi me Kroacinë.

Policia Kufitare e Bsonje Hercegovinës, pret një valë të re migratore me ngrohjen e motit. Emigrantët hyjnë në vend kryesisht përmes lumit Drina, në kufirin lindor me Serbinë, pranë qyteteve Bijeljina, Zvornik dhe Vishegrad.

“Partneri ynë më i mirë deri tani, ishte moti i keq. Në momentin kur moti të bëhet më i ngrohtë dhe më i qëndrueshëm, gjendja në kufi do të bëhet më e komplikuar, dhe e ngjashme me atë që kemi përjetuar vitin e kaluar”- thotë Sanela Dujkovic, zëdhënëse e Policisë Kufitare të Bosnjes.

Por UNHCR, thotë se vala më e madhe e emigrantëve ka mbaruar. “Sot situata, është e pakrahasueshme me atë që kishim në vitin 2015, kur rreth 1 milionë migrantë kaluan nëpër Ballkanin Perëndimor. Dhe jo përmes Bosnjes por por përmes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë”-tha Nevena Crvenkoviç nga UNHCR.

Kjo organizatë tha se në Bosnje dhe Serbi banojnë rreth 10.000 emigrantë. Gjatë muajve të fundit, Bashkimi Europian ka dhënë më shumë se 7.2 milionë euro, për të mbështetur përpjekjet e Bosnjes në ndihmën ndaj emigrantëve dhe refugjatëve, dhe përmirësimin e kapaciteteve të vendit në menaxhimin kufitar.

A.G

Submit a comment