Blu Studio 7.0-telefoni inteligjent me ekranin më të madh në botë

BLU STUDIO 7.0 (PRNewsFoto/BLU Products)Kompania BLU prezantoi telefonin Studio 7.0 me rrjetin 3G. Pavarësisht ekranit të tij shumë të madh, kompania me bazë në Majami preferon ta quajë “telefoni i parë inteligjent në botë me ekran 7 inç.” BLU Studio 7.0 përmban një ekran 7 inç me rezolucion 1024 x 600 pikselë. Pajisja ka procesorin MediaTek me dy bërthama me shpejtësi 1.3 GHz, kartën grafike Mali 400 GPU dhe 1GB RAM.

Sa i përket lidhjes, ky telefon përfshin quad-band GSM/GPRS/EDGE dhe HSPA+ me shpejtësi ngarkimi 21Mbps. Specifika të tjera të telefonit janë edhe 8GB hapësirë të brendshme, karta microSD, kamera e pasme 5 megapikselë dhe kamera frontale 2 megapikselë. Ky telefon operon me sistemin Android 4.4.2 KitKat.

Përmasat e BLU Studio 7.0 janë 187.5 x 103 x 9.4 mm dhe peshon 294 gramë. Një bateri me kapacitet 3,000mAh fuqizon pajisjen. BLU Studio 7.0 mund të porositet tek Amazon në SHBA për 149.99 dollarë. Ai vjen në ngjyrë të bardhë, blu, gri dhe ngjyrë ari.

Submit a comment