Bllokohet rritja ekonomike në Zvicër

zvicrEkonomia zvicerane publikoi një rritje prej 0 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti, pasi stanjacioni në Eurozonë ka dëmtuar eksportet.

Prodhimi i Brendshëm Bruto në Zvicër nuk ka ndryshuar gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, krahasuar me tremujorin e parë, kur u zgjerua me 0.5 për qind. Ky ishte tremujori më i dobët në dy vitet e fundit, ndërsa ekonomistët parashikonin një rritje prej 0.5 për qind. Masat e ndërmarra nga Banka Kombëtare e Zvicrës kanë ndihmuar ekonominë të publikojë rritje me 9 nga 12 tremujorët e fundit.

Por, konfliktet në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme, kanë rritur presionin mbi bankën qendrore për të ndërmarrë të tjera aksione për të mbështetur ekonominë. Eksportet u rritën me një hap më të ngadaltë se importet, ndërkohë që konsumi i familjeve dhe organizatave jo-qeveritare u rrit me vetëm 0.2 për qind krahasuar me një vit më parë. Ndërsa investimet në ndërtim ranë me 0.7 për qind.

Në të kaluarën, kërkesa e brendshme, pjesërisht për shkak të emigracionit të lartë, ka ndihmuar ekonominë zvicerane të kompensojë efektet nga rritja anemike në Eurozonë, që është destinacioni kryesor për eksportet e saj. Ekonomia e Gjermanisë fqinje u kontraktua në tremujorin e dytë të këtij viti, ndërsa Franca qëndroi në stanjacion dhe Italia u zhyt në recesion për herë të tretë që nga viti 2008.

Sipas analistëve, këtyre problemeve i shtohen edhe sanksionet ndaj Rusisë, që pritet ta komplikojnë situatën.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment