Blatter kandidat për një mandat të pestë në krye të FIFA-s
Zvicerani Joseph Blatter bëri të ditur të hënën në Manchester se ai do të jetë kandidat për një mandat të 5-të në presidencën e FIFA-s. “Do të informojë komitetin ekzekutiv. Kjo është një çeshtje që ka të bëjë me respektin për familjen e futbollit: “Po, unë jam gati, unë do të jem kandidat ”, theksoi Blatter, 78 vjeç, në një mesazh video nga Manchester (Britania e Madhe). Zgjedhjet presidenciale të FIFA-s do të zhvillohen në kuadrin e Kongresit të Zurihut me 29 maj 2015. Blatter është në drejtim të FIFA-s që në 1998.