Biznesi kundër rritjes së çmimit të energjisë: Do të na falimentojë
Biznesi i Mesëm dhe i vogël në Korçë ka dalë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.
Përfaqësuesi i biznesit, Albert Nasto, e cilësoi propozimin e Ministrit të Energjetikës Gjiknuri të paarsyetuar dhe sipas tij vjen në një moment të papërshtatshëm, kur në vend mbizotëron monopoli dhe disa subjekte nuk paguajnë.
Sipas Nastos, rritja e çmimit të energjisë është një barrë shumë e rëndë do e paguajnë vetëm bizneset e rregullta.
Me rritjen e çmimit të energjisë, bizneset paralajmërojnë edhe rritjen e çdo produkti ushqimor që ata tregtojnë, e cila në këtë rast do të rëndojë në xhepat e qytetarëve.
Biznesi pritet që në ditët në vazhdim ti drejtojnë një letër të hapur Ministrisë së Energjisë e Industrisë dhe ERE-s për moshtrenjtimin e energjisë. Në rast të mosmarrjes parasysh të kërkesave ata kërcënojnë me protesta.