Biseda Pompeo-Bushati, DASH: Sekretari i shtetit përgëzoi ministrin e Jashtëm

Departamenti Amerikan i Shtetit publikon deklaratë mbi telefonatën me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati.

Në këtë deklaratë, Departamenti shtetit thotë “Sekretari i shtetit Pompeo telefonoi Ministrin e Jashtëm Shqiptar Ditmir Bushati për të përgëzuar qeverinë shqiptare për dëbimin e dy iranianëve, përfshirë ambasadorin e Iranit në Shqipëri, si përgjigje ndaj përgatitjeve të një komploti për një sulm terrorist në Shqipëri.

Me këtë vendim -vijon deklarata e DASH-“Shqipëria rreshtohet krah vendeve të tjera të evropës, si Franca dhe Danimarka. Veprimet e Shqipërisë përçojnē një mesazh të qartë se terrorizmi iranian është i papranueshëm në Evropë.

Më tej, Sekretari Pompeo ka uruar Ministrin Bushati për marrjen e kryesisë së OSBE për vitin 2020 ndërsa thekson se mezi pret të bashkëpunojë me Shqipërinë në këtë organizëm të rëndësishëm”.

 Top Channel

Submit a comment