Bien çmimet e prodhimit në Eurozonë

euroRënia e çmimeve tepër të paqëndrueshme të energjisë, ka ulur çmimet e prodhimit të Eurozonë gjatë muajit korrik, në linjë me parashikimet e analistëve.

Sipas ekspertëve, ky raport nënvizon presionet deflacioniste në bllokun e monedhës së përbashkët, euro, në vigjilje të takimit të Bankës Qendrore Europiane, që zhvillohet të enjten. Çmimet në dyert e fabrikave në Eurozonë ra, ashtu siç pritej, me 0.1 për qind në korrik krahasuar me Qershorin. Në nivel vjetor rënia rezultoi me 1.1 për qind, deklaroi zyra Europiane e Statistikave, Eurostat.

Çmimet e prodhimit janë një indikator i hershëm i tendencës së çmimeve, pasi në shumicën e rasteve absorbohen nga shitësit me pakicë dhe eventualisht përkthehen në inflacion ose deflacion. Si rënia mujore edhe ajo vjetore janë ndikuar nga rënia prej 0.6 dhe 3.5 për qind e kostos së energjisë. Ndërsa në të gjithë sektorët e tjerë, çmimet e prodhimit nuk ndryshuan gjatë Korrikut krahasuar me Qershorin. Banka Qendrore Europiane do të vendosë mbi politikën monetare në ditën e Enjte dhe përballet me dilemën se si ti përgjigjet rënies së inflacionit në ekonominë 9.6 trilionë euro të Eurozonës.

Shumica e ekonomistëve mendojnë se Banka Qendrore Europiane mund të qëndrojë “në pritje” edhe këtë muaj për të parë efektet e uljes së normës bazë të interesit dhe të operacioneve afatgjata të rifinancimit, që kanë për qëllim rritjen e kreditimit. Çmimet e prodhimit u rritën vetëm në tre vende të Eurozonës krahasuar me një vit më parë, përkatësisht në Estoni, Irlandë dhe Letoni, ndërsa qëndruan të pandryshuara në Greqi. Rënia më e madhe vjetore u regjistrua në Belgjikë me 5.7 për qind dhe në Sllovaki me 2.9 për qind.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment