Bie lindshmëria në Vlorë, mjekët: Për shkak të emigrimit dhe abortit

ferRënia e numrit të lindjeve po vihet re gjithnjë e më tepër në Vlorë. Këtë fakt e pohojnë edhe mjekët gjinekolog të cilët shprehen se ky fenomen vjen si pasojë e emigrimit, planifikimit familjar, apo edhe shtimit të numrit të aborteve.

Shefi i pavijonit të obstreti – gjinekologji, Bejkush Shehaj, shprehet se ende nuk mund të flitet për plakje të popullsisë, pasi për këtë gjë nevojiten studime sociologjike.

Për mjekët një fenomen mjaf shqetësues mbetet aborti me pilula, të cilat shiten privatisht në farmaci. Ndërsa ende vazhojnë abortet me bazë seksi edhe pse janë reduktuar ndjeshëm .

Në sallat e lindjes në maternitetin e Vlorës prej vitesh lejohet që edhe baballarët të jenë të pranishëm në momentin e parë të ardhjes në jetë të fëmijës së tyre, megjithatë duket se baballarët shqiptare janë ende larg tendencave evropiane.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment