Bettel: Reformat afrojnë Kosovën më pranë BE-së

betelKryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, mori një telegram urimi nga kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, me rastin e zgjedhjes në këtë post.
Bettel shpreh bindjen se Kosova do të vazhdojë reformat e saj politike, ekonomike dhe juridike, që do ta sjellin atë më afër Bashkimit Evropian.
Në telegramin e urimit, Kryeministri Bettel shpreh gatishmërinë për të punuar së bashku në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, si dhe lidhjet e miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut.
“Jam i bindur se nën drejtimin tuaj Kosova do të vazhdojë reformat e saj politike, ekonomike dhe juridike, që do ta sjellin atë më afër Bashkimit Evropian; do t’i forcojë strukturat e saj institucionale për demokracinë dhe sundimin e ligjit, në bashkëpunim me partnerët e saj ndërkombëtarë, si dhe do të vazhdojë dialogun me Beogradin”, përfundon mesazhi i urimit.

Submit a comment