Betohen në seancën parlamentare 4 deputetët e rinj

parlamentiKatër deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë, tre nga të cilët gra, u betuan sot në nisje te seancës plenare të radhës janë betuar sot në seancën plenare. Përkatësisht, Ervin Bushati, Erjeta Alhysa, Luljeta Arapi dhe Anila Agalliu, duke zëvendësuar tre ministra të Qeverisë, të dorëhequr pak ditë më parë, si dhe një deputete, e emëruar në post ministror. Ministrat lanë mandatet e tyre në kuvend më 19 shtator. 

Kështu mandati i Saimir Tahirit i kalon Erjeta Allhyses, ai i Ditmir Bushatit i kalon Ervin Bushatit. Këto sipas përllogaritjeve që KQZ ka ndjekur për zëvendësimin e mandateve dhe për ministrat e tjerë, të cilët më herët kanë dorëzuar mandatin. Mandati i Shkëlqim Canit i kalon Ezmerina Hoxhës. 

Pavarësisht se në listë i treti është Hasan Ceni, ai nuk e përfiton mandatin pasi ky qark është gjobitur kohë më parë nga KQZ për mosrespektim të kuotës prej 30 % për kandidatet femra, sikundër dhe subjektet e tjera zgjedhore. Sa i takon zëvendësimit të mandatit të Damian Gjinkurit dhe ai i shkon një femre. Ajo është Luljeta Arapi, pavarësisht se në listë kandidati mashkull pasues pas Musa Ulqinit është Arben Kamani. 

Ndarja e funksioneve të ministrit dhe të deputetit ishte një premtim elektoral i socialistëve, që nisi të aplikohej në muajin dhjetor. Për të mos humbur shumicën në Kuvend, mandatet u dorëzuan në grupe. 

Shtatë të parët që dorëzuan mandatet ishin Ilirjan Celibashi, Eglantina Gjermeni, Klajda Gjosha, Edmond Haxhinasto, Nasip Naço, Erjon Veliaj dhe Milena Harito. Pas zëvendësimit të tyre, radha i takoi Mimi Kodhelit, Lindita Nikollës, Arben Ahmetaj, Ilir Beqjas dhe Saimir Tahiri. 

Ndërsa ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe ai për Cështjet Vendore, Bledi Çuçi, nuk kanë një mandat parlamentar. E ndërsa më 19 shtator, radhës së ministrave pa mandate deputeti iu shtuan dhe 4 ministrat. 

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment