BERZH: Rritja ekonomike për Shqipërinë 2,5% në 2015

bankaBanka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) parashikon një rritje ekonomike në Shqipëri prej 2.5% në 2015-n, nga niveli 17% që mendohet të arrijë në fund të vitit 2014.

Në raportin e publikuar sot nga BERZH, mbi parashikimet e saj për rritjen ekonomike në vendet e Europës Juglindore, njoftohet se “Perspektiva për Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi është përmirësuar, për shkak të progresit në shlyerjen e detyrimeve të prapambetura në Shqipëri dhe projektet e mëdha të infrastrukturës në Maqedoni e Mal të Zi”.

Ndërsa thekson se, parashikimi për Shqipërinë mbetet 1.7% për vitin 2014 (aq sa ishte dhe në raportin e majit), për t’u përshpejtuar në 2.5% në 2015-n. Rishikimi më i thelluar evidenton rënie të tregueseve ekonomike për Serbinë dhe Bosnjë Hercegovinën. Të dyja këto shtete kanë vuajtur nga dëme të shumta nga përmbytjet e muajit maji. Sektorët jetësorë të ekonomisë si, energjia dhe bujqësia, janë ndikuar keqazi nga këto fenomene, veren raporti.

Sipas BERZH, rritja ekonomike në Bosnjë është parashikuar në vetëm 0.2%, krahasuar me parashikimin majit prej 1.8%. Serbia ka të ngjarë të bjerë në recesion, me ekonominë që pritet të tkurret 01.5%, krahasuar me pritshmëritë fillestare për një rritje prej 1%.

Në raportin e publikuar nga BERZH është ulur parashikimi për Bullgarinë në 1.5%, nga 1.9%, kryesisht për shkak të problemeve në sektorin financiar.
Në kontrast me perspektivën e përgjithshme për rajonin për këtë vit, BERZH ka rishikuar në rrittje pritshmëritë për Europën Juglindore, në 2.6% nga 2.4% që parashikonte në maj.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment