Berisha denoncon Ramën dhe Kokëdhimën: Ja sarajet në Qeparo

4Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar me foto, disa ndërtesa në breg të detit në Qeparo, duke thënë se janë sarajet e Kryeministrit Rama dhe deputetit Kokëdhima, ngritur vetëm 20 m larg bregut të detit.

“Ja si e mbrojnë Rama – Kokëdhima mjedisin! – shkruan ai në Fb. – Në Qeparo, vetëm 20 metra nga buza e ujit, sarajet e tyre zmadhohen çdo ditë!

Në foto keni sarajet Rama – Kokëdhima në Qeparo, njera hyrje e të cilave është vetëm 20 metra nga buza e ujit. Ky ndërtim është në kundërshtim flagrant me ligjin e mbrojtjes së mjedisit dhe atë të rezervave ujore, me ligjin e planifikimit te territorit dhe atë të vlerësimit të ndikimit në mjedis si dhe me planin rajonal të bregut të jugut dhe planin vendor të Bashkisë Himarë.

Për këtë ndërtim, që lartesohet dhe zgjerohet çdo ditë, ka dy vendime për prishje nga INUK, por ai mbrohet nga Qeveria.

Mbrojtja e mjedisit, – shkruan Berisha më tej, – është mbrojtje e shëndetit dhe e jetës tonë dhe brezave që vijnë. Ndaj dhe krimet e mjedisit janë vërtetë krime të rënda, por në Shqipëri krimineli numër 1 i mjedisit është vetë Edi Rama. Të besosh se Rama mbron mjedisin, është njëlloj si t’i besosh rrethit katror!”

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment