Berat, UNDP dhe “Save the Children” libra falas për fëmijët rom

bashkia beratDrejtoria e Shërbimit Social në Bashkinë Berat, i ka ardhur në ndihmë fëmijëve të komunitetit rom, duke realizuar një projekt për krijimin e kushteve me qëllim që këta fëmijë mos të braktisin shkollën.

Shpërndarja e librave për këta fëmijë është konsideruar si një ndihmesë që familjeve të tyre u jepet në nisje të këtij viti shkollor, ku shpenzimet janë të papërballueshme.

Bashkia Berat në bashkëpunim me UNDP, dhe fondacionin “Save the Children, mundësoi sigurimin e fondeve në masën 300 mijë lek, të ndarë:

Bashkia Berat 100 mijë lekë

UNDP 130 mijë lekë

“Save the children” 70 mijë lekë

Ky fond mundësoi paisjen me libra shkollor të 110 fëmijëve të komunitet rom të shkollave 9-vjeçare të qytetit. Në shkolln “Shyqyri Lakra” u realizua dje shpërndarja e 40 paketave me tekste shkollore nga klasa e 1 deri 9.

Në këtë aktivitet, kryetari i Bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi, u shpreh se kjo është një nismë që meret për të lehtësuar familjet e këtyre fëmijëve që shpesh braktisin shkollën për të punuar apo lypur.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment