Berat, “tregu fshatar” në hyrje të qytetit bëhet problem për këmbësorët

loooTregu i fruta-perimeve në lagjen “Çlirim” në hyrje të qytetit të Beratit, prej vitesh ka zaptuar të dy anët e rrugës, duke u bërë dhe burim aksidentesh.

Tregu në fjalë ndonëse ndodhet shumë pranë institucioneve publike, si shkolla dhe qendër shëndetsore, vazhdon prej vitesh të jetë i hapur, ndërkohë që çdo produkt tregtohet në tokë, duke pasur brenda dhe koston shëndetësore për konsumatorët.

Tregtarët pranojnë se produktet që konsumojnë mbahen në kushte të papërshtatshme, por justifikohen me pretendimin se nuk ka një vend të posaçëm, për ta ndonëse janë taksapagues të rregullt.

Prej vitesh është premtuar ndërtimi i tregut për këtë lagje të madhe në hyrje të beratit, por deri tani, nuk kanë mundur ta kalojnmë pragun e fjalëve.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment