Berat, transporti urban, “i vjetëruar”, autobusët prej vitesh pa kontroll teknik
Shërbimi urban vazhdon të jetë një problem i madh për qytetarët e Beratit, pasi gjendja e mjeteve të transportit publik është kaotike. Bashkia e qytetit prej disa muajsh po diskuton për mundësinë e privatizimit të këtij shërbimi, por ende nuk është marrë asnjë vendim. E ndërsa, institucionet vendore heshtin, qyterarët janë ata të cilët ngrenë zërin duke pohuar se ky shërbim lë shumë për të dëshiruar. Është pranuar tashmë se asnjë mjet i transportit urban nuk e ka bërë kontrollin teknik prej disa vitesh.