Berat, nis puna për rrugën hyrëse të Kuçovës, do u përmirësohet jetesa banorëve

selfdo kapllaniPas shumë vitesh që ishte kthyer në makth për të paktën 3 mijë banorë, rruga hyrëse në në qytetin naftëtar të Kuçovës është drejt përfundimit.

Një investim prej 110 milion lekësh të akorduara nga Bashkia, ka bërë që punimet të nisura rreth një muaji e gjysëm më parë të vijojnë me intensitet në pritje të përfundimit në muajin Shkurt 2015.

Prefekti i Qarkut të Beratit, Selfo Kapllani, sqaron se segmenti është një rrugë nacionale që po realizohet në formën e një miniautostrade, me dy korsi të ndara.

“Fillon nga pjesa që quhet postoblloku deri në qëndër të Kuçovës në hyrje. Është një investim i rëndësishëm për Kuçovën, – jo vetëm se ofron parametra shumë të mirë kjo rrugë, me të dyja korsitë, me ndriçimin, me bulevardet, – por ndërkohë është edhe prezantrimi i Kuçovës ” – tha Kapllani.

Teksa 2015-a na fut zyrtarisht në vitin elektoral pasi do mbahen zgjedhjet vendore, në Kuçovë paralajmërohen edhe projekte të tjera si ai i sistemimit dhe rehabilitimit të mjedisit, pasi qyteti është i fokusuar në industrinë e naftës.

Gjithashtu rrjeti i ujësjellësit dhe kanalizimet, janë një tjetër projekt i afërt për qytetin e Kuçovës.

Submit a comment