Berat, ndihma për 500 familje në nevojë, mish falas pas Bajramit

berat1500 pako me mish qengji u janë shpërndarë pas drekës së bajramit personave në nevojë në qytetin e Beratit. Familjet e varfra nuk kanë pasur mundësi për të festuar, çka ka bërë që një shoqatë humanitare turke, t’i ndihmojë duke u shpërndarë falas mishin, simbol i Kurban Bajramit.

Shoqata humanitare turke vlerësoi se kjo është një nismë që ndërmerret në shumë qytete në botë njëkohësisht për të përciell një mesazh të madh vllazërie, ndarjes së kurbanit për të gjithë ata që sot kanë më shumë se kurrë ndihmë.

Përfaqësuesi i kësaj organizate në Turqi, Fuat Bozkurt, u shpreh nga Berati se kjo nuk është një ndihmë vetëm për të mbushur një nevojë familjare në kushtet e varfërisë, por jepet për mirësi dhe dashuri mes njerëzve.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment