Berat, ndërtohet ura lidhëse, 13 fshatra komunikonin përmes shtigjeve

ure ne beratVetëm 2.8 milionë lekë të vjetra janë dashur për të ngritur një urë që banorët e 13 fshatrave të Beratit të mund të komunikonin me njëri tjetrin.

Më parë mijëra banorë të komunës Lumas lidheshin përmes shtigjeve të hapura nga vet ata në zonën kodrinore. Afrimi i vitit të zgjedhjeve lokale ka sjellë dhe investime në qarkun  e Beratit.

Përmes kësaj ure në aksin Lapardha – Lumas fermerët do mund të transportojnë  produktet e tyre  bujqësore, ndërkohë që qindra nxënësve do t’u shkurtohet rruga për në shkollë.

Submit a comment