Berat, integrimi i gruas rome, kryefjala e takimit organizuar nga UNDP

undpIntegrimi i grave dhe vajzave rome në jetën sociale, ka qënë pjesë e diskutime, gjatë një takimi të zhvilluar në Berat, me përfaqësues të pushtetit vendor dhe grupeve të interesit.

Organizuar nga UNDP, kishte si qëllim thellimin e bashkëpunimit mes institucioneve vendore, organizatave jo qeveritare që veprojnë në këtë qytet, me qëllim që gratë dhe vajzat rome të ndihen të përfaqësuara në të gjitha nivelet e pushtetit vendor; të kenë shance të barabarta për të konkuruar në çdo vend pune; të shkollohen për të përmisuar jetën e fëmijëve dhe të familjeve të tyre.

Kryetarja e shoqatës së gruas rome Meleqe Ibrahimi, theksoi se ky bashkëpunim nuk duhet të ngelet në kuadër thjeshtë të projekteve, por duhet të shndërrohet në një kulturë institucionale, pasi gratë dhe vajzat rome janë pjesë e shoqërisë dhe si të tilla gëzojnë të drejta të barabarta.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment