Berat/ Drejtoria e Shërbimit Social, ndihmë financiare për nxënësit në nevojë

beratDrejtoria e Sherbimit Social në Bashkinë Berat në prioritetet e punës së saj ka, ndihmesën  për familjet në nevojë, duke perfshirë arsimimin e femijve të këtyre familjeve.

Në këtë kuadër, në kujdesin e Bashkisë, në bashkëpunim me UNDP, dhe fondacionin “Save the Children, u mundesua sigurimi i fondeve në masën 300 mije lek i ndarë: Bashkia Berat 100 mijë lek, UNDP 130 mije, Save the children 70 mijë.
Ky fond mundësoi paisjen me libra shkollor të 110 femijëve kryesisht të komunitetit egjiptian. Fëmijët u përkasin të gjithë shkollave 9 vjecare të qytetit.

Në datën 16 Shtator u organizua në Shkollën “Shyqyri Lakra” shpërndarja e 40 paketave me tekste shkollore nga klasa e parë deri në klasën e 9. Në këtë  aktivitet morri pjesë edhe Kryetari i Bashkis  Fadil Nasufi, Koordinatorja e UNDP  Enkeleida Hajrullai, Njesia e Mbrojtes së Fëmijve (NJMF) dhe Drejtoresha e Sherbimit Social në  Bashkinë e Beratit

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment