Berat, asfaltimi i unazës së Osumit nxjerr nga “izolimi” 15 mijë banorë

beratPërfundon asfaltimi i Unazës së Osumit, që lidh Beratin me komunën Velabisht dhe bashkinë e Urës-Vajgurore, pjesë që ka qënë prej vitesh një nga rrugët më problematike dhe më të shkatërruara në qarkun e Beratit, ç’ka ka penguar zhvillimin e ekonomisë së zonës. Rruga do t’u shërbejë rreth 15 mijë banorëve.

Kryetari i Këshillit të Qarkut Berat, Petrit Sinaj tha se së shpejti do të akordohet edhe një fond prej 50 milion lekësh,që do të mundësojë asfaltimin e lotit përfundimtar të Unazës së Osumit,me një gjatësi 1.2 km.

Asfaltimi i unazës së Osumit u mundësua falë fondit prej 86 milionë lekësh të reja, të akorduara nga Fondi Rajonal i Zhvillimit.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment