Berat, ajër i ndotur nga guroret, 100 të sëmurë nga mushkritë

guroreMbi 100 banorë të lagjes “Guri i Bardhë” në Urën Vajgurore prej 15 vjetësh thithin ajrin e ndotur falë punës së 20 guroreve në këtë zonë. Aktiviteti privat që ndodhet jo më larg se 20-30 m nga banesat e kësaj lagjeje, jo vetëm që u ka dëmtuar shtëpitë, por ka bërë që pjesa më e madhe e banorëve, ndërmjet tyre edhe fëmijë të vegjël, të kenë probleme në mushkëri dhe në rrugët e frymëmarrjes.

Nga të dhënat zyrtare në bashkinë e Urës Vajgurore, 20 firmat private të guroreve, edhe pse ndodhen shumë pranë qëndrave të banuara e në shumicën e rasteve kryejnë shpërthime me lëndë plasëse. Ato janë të gjitha të pajisura me leje nga Ministria e Mjedisit prej 15-vjetësh.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment