BE – Shtyhet mbledhja mbi punësimin, kërkuar nga Hollande dhe Renzi

bashkimi europianMbledhja evropiane mbi punësimin që do të zhvillohej në fillim të tetorit në Itali, me iniciativën e kreut italian, Matteo Renzi dhe atij francez, François Hollande, u shty për një kohë të pacaktuar, sipas burimesh diplomatike evropiane.

“Italia, që ka presidencën e BE-së deri më dhjetor, njoftoi shtetet anëtare se kjo mbeldhje u shty për një kohë të pacaktuar”, theksoi ky burim.

Parimi i kësaj mbledhje që i dedikohet punësimit, në veçanti punësimit të të rinjve, u formulua gjatë mbledhjes së fundit të Këshillit Evropian në fund të gushtit. Kjo mbledhje pritej të ishte një vazhdim i atyre që u mbajtën në Berlin dhe Paris.

Kjo mbledhje pritet të jetë e para e një serie takimesh që do të zhvillohen në vjeshtë që i dedikohen rritjes ekonomike dhe punësimit në Evropë, një nga prioritetet e reja të Komisionit Evropian.

Një mbledhje vetëm për eurozonën, e kërkuar nga Franca, do të zhvillohet në tetor. Një mbledhje tjetër do të mbahet në nëntor pas hyrjes në funksion të Komisionit të ri Evropian të drejtuar nga Jean Claude Juncker.

Juncker kërkon që të ngrejë një plan ivestimi prej 300 miliardë euro në tre vitet në vijim për të luftuar kundër papunësisë duke u mbështetur edhe në burimet e BQE-së dhe duke mobilizuar fonde evropiane të papërdorura.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment