BE sfidon SHBA-në:Do t’i qëndrojmë Marrëveshjes së Iranit


Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481
1 minute read
Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481

“The Washington Post”

Zyrtarët evropianë, këmbëngulën të premten se do të mbeten të përkushtuar ndaj marrëveshjes bërthamore të Iranit, një ditë pasi zv/prasidenti amerikan Majk Pens, kërkoi që aleatët kryesore të kontinentit, të ndjekin shembullin e Shtetet e Bashkuara duke dalë jashtë marrëveshjes, duke i akuzuar ata se po përpiqen të sabotojnë sanksionet e SHBA-së ndaj Teheranit.

Në fjalën e saj në Konferencës së Sigurisë në Munih, ku udhëheqësit nga e gjithë bota u mblodhën të premten, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federika Mogherini, mbrojti angazhimin e kontinentit ndaj marrëveshjes së Iranit, duke thënë se blloku 28-vendesh e konsideron marrëveshjen si një garante efektive të paqes.

“Unë besoj se po të mos ishte për Bashkimin Evropian dhe shtetet anëtare, duke filluar me Francën, Gjermaninë dhe Britaninë e Madh, unë jam i sigurt se marrëveshja bërthamore me Iranin, do të kishte vdekur shumë kohë më parë. Ne besojmë se është themelore dhe vendimtare për sigurinë tonë”- u shpreh Mogerini.

Submit a comment