BE: Autonomia dhe amnistia në lindje të Ukrainës hapa drejt daljes nga kriza

brukselBashkimi Evropian theksoi sot se ligjet që parashikojnë më shumë autonomi për Lindjen separatiste dhe një amnisti për rebelët në Ukrainë do të përbëjnë hapa të rëndësishëm në gjetjen e një zgjidhjeje politike afatgjatë për krizën.

”Me miratimin dje nga Parlamenti ukrainas i këtyre lehtësirave për separatistët, Ukraina ka përmbushur angazhimet e ndërmarra në Marrëveshjen e Minskut”, deklaroi në një konferencë shtypi Maja Kocijancic, zëdhënëse e shërbimit diplomatik të Bashkimit Evropian.

”Dy ligjet përbëjnë hapa të rëndësishëm në gjetjen e një zgjidhjeje politike afatgjatë”, shtoi ajo.

Shërbimi diplomatik i Bashkimit Evropian është shprehur menjëherë se priste të njëjtën gjë nga Rusia dhe separatistët për të zbatuar dispozitat e parashikuara në Marrëveshjen e Minskut.

”Bëhet fjalë në mënyrë të veçantë për tërheqjen nga Ukraina të grupeve të armatosura të paligjshme, të ekipeve ushtarake, luftëtarëve, mercenarëve dhe vendosjen e një kontrolli në kufirin ruso-ukrainas”, sipas një komunikate.

Objektivi i kësaj marrëveshjeje është dhënia fund e një konflikti që ka shkaktuar në pesë muaj të paktën 2 900 të vdekur dhe më shumë se gjysmë milioni të shpërngulur.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment