BBC shfaq një video që tregon se si shfrytëzohen punonjësit e Apple-it

bbcApple ka shitur deri tani me miliona njësi të iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus-it. Kërkesat për këta telefona inteligjentë vazhdojnë të shtohen. Furnizuesit e Apple-it po përjetojnë një periudhë të vështirë për shkak të kërkesave të shumta për iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus-in.

Në muajin shtator, organizata “China Labor Watch”, me bazë në Nju Jork, mbikëqyri një fabrikë nën pronësi të “Catcher Technology”, një kompani që merret me prodhimin e pjesëve përbërëse të iPad-ve dhe Macbook-ve të Apple-it, dhe zbuloi 22 shkelje të kushteve të punës.

Gazeta prestigjioze BBC ka dërguar gjithashtu disa hetues sekret në një fabrikë, nën pronësi të kompanisë Pegatron me bazë në Tajvan, një nga furnizuesit më të mëdhenj për iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus-in. Pamjet sekrete të regjistruara nga këto punonjës të BBC-së na shfaqin kushtet e mjerueshme në të cilat punojnë punëtorët e Apple-it.

Para disa vitesh, Apple pati premtuar se do të mbikëqyrë me kujdes se si trajtohen punonjësit nga furnizuesit e saj. Megjithatë, hetuesit e BBC-së vunë re shkelje të direktivave të Apple-it. U gjetën shkelje të standardeve për orët e punës, kartat e identiteteve, konviktet, takimet e punës dhe punonjësit e mitur. Punëtorët e lodhur ishin filmuar duke i zënë gjumi në turnet e tyre 12-orësh në fabrikën Pegatron.

Punonjësit nuk paguhen për orët shtesë dhe nuk kanë asnjë ditë pushimi në javë. Reporteri i BBC-së, i cili ka punuar në fabrikë si pjesë e kërkimeve të tij, publikoi video të reja ku shihen punëtorë të rraskapitur, të cilët madje ankohen për kushtet çnjerëzore të punës, dhe se një turn zgjaste nga 12 deri në 16 orë pa pushim.

Pas publikimit të videos, Apple nisi hetimet. Ajo është e sigurt që furnizuesit e saj i trajtojnë mirë punonjësit, duke respektuar kushtet e punës.
“Asnjë kompani tjetër nuk siguron kushte të mira dhe të ndershme gjatë punës si Apple,” thuhet në deklaratën që kompania dha për BBC-në.

Submit a comment