Bayerni ndalet në barazim 0-0 nga Hamburger, ja ndeshjet e Bundesligës

bajernKampionët gjermanë të Bayernit janë ndalur sot në një barazim pa gola në transfertën e Hamburg. Ekipi i Guardiolës luante pas fitores ndaj Manchester Cityt në Champions League dhe nuk ka arritur dot të marrë fitoren e radhës në kampionat.

Ky është barazimi i dytë në kaq pak javë për bavarezët të cilët aktualisht kanë 8 pikë por rrezikojnë kreun pasi Padeborn dhe Hoffenheim kanë po aq pikë, ndërkohë që ekipe si Leverkusen dhe Dordmund janë shumë afër.

Ndeshja e sotme ndaj Hamburger nuk ka qenë më e mira për Bayernin të cilët nuk kanë pasur grintën e duhur. Në takimet e tjera, Augsburgu mposhti 4-2 Verder Bremenin, Hannoverin u mund në fushën e Padebornit 2-0, Schalke barazoi 2-2 në shtëpi ndaj Eintracht Frankfurt dhe Mainz – Dordmund luhet në orën 18:30. Nesër luhet pjesa tjetër e takimeve të Bundesligës.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment